75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Ministri Mustafa infektohet me Covid-19

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se është infektuar me virusin korona.

Ai ka thënë se gjendja e tij është e mirë dhe se do të vazhdojë obligimet e tij nga shtëpia.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv! Ndihem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.
Falënderoj familjen për kujdesin, si edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ua drejtoj punonjësve shëndetësorë, të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’u gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë. Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19!