Ministri Mustafa, merr përkrahjen e Bankës Botërore për projektet bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me misionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe përgjegjësen e ekipit për sektorin e bujqësisë, Silvia Mauri me të cilët ka diskutuar për format e bashkëpunimit në realizimin e projekteve konkrete në kuadër të Projektit për bujqësi dhe zhvillim rural të BB-së.
Ministri Mustafa i ka njohur ata me objektivat dhe prioritetet e MBPZHR-së në kuadër të Programit për zhvillim rural dhe atë të pagesave direkte, me ç’rast përfaqësuesit e BB-së i kanë konfirmuar mbështetjen në realizimin sa më efikas të këtyre programeve bujqësore.
Menaxheri i Zyrës së BB-së, Marco Mantovanelli ka vlerësuar punën dhe angazhimin që po bëhet në bujqësi, si dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes përmes Projektit për bujqësi dhe zhvillim rural, në projektet për monitorimin dhe mbikëqyrjen e granteve investive, si dhe në projektet e ujitjes, që për qëllim kanë avancimin e bujqësisë dhe tejkalimin e sfidave në këtë sektor.