75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Ministri në detyrë i futet garës për deputet

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, do t’i futet garës për deputet.

I njëjti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, derisa do të jetë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Deçani u zotua se, si gjithmonë, do të flasë bindshëm për fitoren e AAK-së më 14 shkurt 2021!

Kam nderin që të jem njëri nga kandidatët e kësaj komune në listën zgjedhore dhe në krah të kryetarit Ramush Haradinaj për fitore të reja, për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen e Kosovës!

#Deçani_AAK

#RamushHaradinaj

#RamëLikaj