75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Ministri në detyrë Mustafa bashkëbisedoi me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak “Bondsteel” ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp.

Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikanë patën rastin të njiheshin me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si edhe me planet e së ardhmes në këtë sektor.

Ministri në detyrë Mustafa informoi të pranishmit se si ai u është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi.

“Për një periudhë të shkurtër kohore arrita ta stabilizoja financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kishin mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet që kanë”, u shpreh ministri Mustafa, duke shtuar se, sfiduese ka qenë periudha e mbylljes shkaku i pandemisë Covid-19 të cilës Ministria iu kundëpërgjigj me pagesë dy herë të subvencioneve.

Ministri Mustafa, i ftuar nga komanda në “Bondsteel”, foli edhe rreth institucioneve dhe popullsisë në Kosovë, që t’i familiarizojë miqtë amerikanë me Republikën e Kosovës.

Qëllim tjetër i takimit, ishte edhe zhvillimi dhe  thellimi i miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së.