14:44 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministri Pacolli priti në takimin lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takimin lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq.

Ministri Pacolli ka  falënderuar ambasadoren Kapitanoviw për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat.

“Me projekte dhe investime konkrete, Kroacia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ministri Pacolli.


Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Kapitanoviq, ka theksuar se Kroacia edhe më tej do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e saj të ardhshëm.​