14:16 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / B O

Ministri Peci njofton disa takime të rëndësishme nga SHBA-të, fton zyrtarë të lartë për vizitë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci po vazhdon me takime në vizitën e tij në SHBA.

Peci ka ftuar zyrtarë të lartë në Amerikë që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin nga afër avansimin në bujqësi e ekonomi.

“Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Shtetit të Ioëës Peter Pate bashkëbiseduam për shumë çështje për të cilat mjafton vullneti dhe angazhimi serioz për implementim.
Poashtu, shqyrtuam mundësitë e investimit në Kosovë në sektorin e bujqësisë dhe atë të përpunimit të produkteve dhe nën-produkteve bujqësore si qumështi, mishi, perimet, frutat e imta, bimët mjeksore dhe ato aromatike dhe jo vetëm.

E ftova z. Pate që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë më nga afër potencialin që ka Kosova për avancim të sektorit dhe zhvillim ekonomik. E falenderova për mikpritjen e ngrohtë si dhe për kontributin dhe kujdesin e shtetit të Ioëës karshi Kosovës.

Gjatë qëndrimit tim në Des Moines, kryeqytetin e shtetit të Ioëas, kam takuar sot gjatë ditës Drejtoreshën e Autoritetit të Zhvillimit Ekonomik të Ioëas, Debi Durham, me të cilën kemi diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes të dyja shteteve, si dhe për format që do të nxisin rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. I tregova znj. Durham për të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe sektorët më me potencial, në të cilat ajo shprehu interesimin që të zgjerohet dhe konsolidohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Për të nxitur një bashkëpunim efikas dhe të konkretizuar projekte që avancojnë sektorin, zhvillova një takim edhe me udhëheqësen e Ioëa Sister States Carla ëeilbrenner McCollum. Gjatë këtij takimi, ajo më njoftoi për aktivitetet e kësaj organizate në përkrahjen e sektorëve të ndryshëm në mbarë botën dhe shprehën gatishmërinë që këtë përkrahje ta ofrojnë edhe për Kosovën.

Gjithashtu kam zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë dhe përfaqësues në Parkun e Hulumtimit të Universitetit Shtetëror të Ioëas, me ç ’rast Drejtoresha e Korridorit të Kultivimit Amerikan, Billi Hunt dhe me Drejtoresha e Departamentit të Programeve Ndërkombëtare, Shelley Taylor, më njoftuan nga afër për mundësitë e përkrahjes së kompanive start-upe që ndërlidhin sektorin e bujqësisë dhe dixhitalizimin duke u mbështetur edhe tek programet akademike përkatëse.

Pata kënaqësinë që përmes Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Dan Grooms, të shoh nga afër laboratoret avangarde e veterinarisë dhe traditën shekullore që ky fakultet ka në bujqësi e veterinari. Z. Grooms u shpreh i hapur për shkëmbim të ekspertizave pasi që e njoftova me synimet dhe investimet strategjike që planifikojmë t’i realizojmë në Kosovë me qëllim të avancimit të sektorit” shkruan Peci në njoftim./Indeksonline/