75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / mp

Ministri Peci pritet në një takim nga homologia e tij estoneze, Piret Hartmani

Edhe këtë vit, Republika e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvrimit në mesin e 40 vendeve nga e gjithë bota, i cili kësaj radhe u mbajt në qytetin Tartu të Estonisë e ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i cili nga afër i përcolli garat në këtë kategori.

Ministri i BPZHR-së, Faton Peci, gjithashtu pati një takim të frytshëm me Ministren e Punëve Regjionale dhe Bujqësisë të Estonisë, znj. Piret Hartman, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë, shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e politikave për të mbështetur bujqësinë dhe sektoret e saj, por gjithashtu edhe çështje me interes politik.

“Kosova ka nevojë për përvojën estoneze në digjitalizim dhe integrimin e plotë të tij në prodhimtari. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe ballafaqohen me sfida të natyrës së njejtë, përfshirë edhe ato të sigurisë”, u shpreh me këtë rast ministri Peci.

Në fund të takimit, të dy ministrat u dakorduan që bashkëpunimin mes dyja vendeve mike ta formalizojnë me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.