75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Ministri Peci zhvillon aktivitete për nderë të Ditës së Tokës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  Faton Peci, ka shënuar 22 Prillin; Ditën e Tokës duke mbjellur fidane pranë Shtëpisë së Pavarësisë e cila është simbol i qëndresës, shpresës dhe shtetndërtimit.

Ministri Peci zgjodhi pikërisht fidanet e mështeknës dhe të kumbullës së bardhë, fidane këto që simbolizojnë fillimet e reja, këmbënguljen, shpresën, parimet dhe virtytet e larta.

Ai theksoi se politikat zhvillimore të dikasterit që ai udhëheq, do të jenë gjithmonë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe planetit Tokë.