75 Mall Live Search
18:31 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministri publikon foto të luftës së Kosharës me policin që u vra sot në Istog

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka reaguar pas vrasjes së Policit, Izet Demaj që u vra sot në Istog.

Berisha ka shkruar se është shokuar nga lajmi, duke thënë se Izetin e kishte njohur në luftë pasi që së bashku kishin luftuar në Brigadës “Agim Ramadani”.

Postimi i plotë:

Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj.

Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.

Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi!

Me dhembje të thellë u shprehi ngushllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lavdi

Rrustem Berisha

Ministër i Mbrojtjes