75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / k.v

Ministri që ka prioritet çdo herë kategoritë e dala nga lufta

Invalidët e luftës së UÇK-së janë kategoria më e ndritshme e kombit tonë, andaj edhe kujdesi për ta është e pakta që mund të bëjmë si shoqëri.

Kështu është shprehur ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili tani është edhe kandidat për deputet në listën e Nismës Socialdemokrate.

“Me qëllim të mbulimit të kostos së protezave për Invalidët e luftës së UÇK-së miratuam në qeveri vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 579,345.00 euro”, ka thënë Reçica, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë në mbështetje të kategorive të dala nga lufta.

“Angazhimi ynë nuk përfundon këtu, ne nuk do të reshtim së punuari në mbështetje të avancimit për të drejtat dhe mirëqenien e të gjitha kategorive të dala nga lufta”, ka thënë Reçica i cili në listën për deputet ka numrin 110./IndeksOnline/