13:04 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi flasin për njohjen e sigurimeve sociale dhe pensioneve, midis Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet politike dhe sociale, si edhe për sfidat e tashme pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjithashtu, në takimin e ministrit Reçica dhe ambasadorit shqiptar në Kosovës, Qemal Minxhozi është diskutuar edhe për mundësitë e një bashkëpunimi konkret midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të njohjes së sigurimeve sociale dhe pensioneve, si edhe për çështje tjera me interes të përbashkët.