16:02 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për aftësim të të rinjve në Gjermani

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se MPMS së bashku me GIZ-in gjerman kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një numër të partnerëve/bizneseve gjermane, në kuadër të projektit “Ausbildung 2019” i cili ju ofron mundësinë më shumë se 100 të rinjve të moshës 18-25 vjeç nga Kosova, për të filluar arsim dhe aftësim profesional në Gjermani.

Reçica ka thënë se mbeten të përkushtuar në zgjerimin e mundësive për të rinjtë në Kosovë.

“Arsimi dhe aftësimi sipas standardeve ndërkombëtare i shërben zbutjes së papunësisë në vend, sidomos në mesin e të rinjve”, tha ministri Reçica./Indeksonline/