23:45 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri Sefaj dhe Pacolli patën mbështetjen e plotë nga Thaçi për intervenimin në Veri

Njësitet e Policisë së Kosovës sot kanë intervenuar në mënyrë profesionale në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ky i fundit kishte hyrë në Kosovë pa leje të autoriteteve të Republikës së Kosovës, duke përdorur rrugët ilegale.

Intervenimin e Policisë së Kosovës e kanë kryesuar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ai i Brendshëm, Flamur Sefaj. Të dy ministrat kanë pasur mbështetjen e plotë të presidentit Hashim Thaçi për të kryer një intervenim të tillë në veri të Mitrovicës, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka arrestuar Gjuriqin teksa po mbante një takim me serbët në veri. Ai u soll me autoblindë nga veriu në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Nga aty u përcoll deri në Merdare, ku iu dorëzua autoriteteve serbe./Indeksonline/