09:34 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Sefaj zhvillon takim me ambasadorin gjerman, diskutojnë për vizat

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim ambasadori gjerman i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Sefaj e falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./AktivPress