12:21 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Ministri Selimi njofton punësimin e 100 studentëve

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar Grupin punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lajm i mirë është punësimi i 100 studentëve që do merren me hulumtime në terren.

“Sot kam mbajtur takimin e parë me Grupin punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës, në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë. Kosova duhet ta ngrisë këtë institut me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive. Pas themelimit të institutit, do të punësohen 100 studentë, të cilët do të merren me hulumtime në terren”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/