13:27 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministri Selimi takohet me Sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë një shqetësim

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka lavdëruar punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë pandemisë, ku thotë se ata punuan me kapacitete të plota, madje vendimet e tyre parandaluese kanë treguar sukses.

Ai gjatë ditës është takuar me sindikalistë të Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët biseduan për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po u bëhet, për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19, shkruan Indeksonline.

“Gjithashtu, dëgjova edhe propozimet e Sindikatës… për Ligjin e shërbimit korrektues të Kosovës, i cili është në fazën e hartimit. Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për SHKK-në. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”.