13:12 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri Selimi takon vëllanë e Nezir Mehmetajt

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi të bërë në FB është shprehur të jetë i shqetësuar në lidhje me këtë, derisa sot ka pritur në një takim vëllanë e Mehmetajt, të cilin e ka siguruar që do të bëjnë të pamundur lirimin e shtetasit tonë dhe kthimin e tij në shtëpi.

“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllanë e tij, Agronin.

E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”, shkruan Selimi./Indeksonline