75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Ministri Selimi ua jep lajmin e mirë punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qeveria aprovon mjetet financiare

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për alokimin e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori.

Të gjithë punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të përfitojnë kompensim shtesë mbi pagën bazë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVIDIt-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/