16:15 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Ministri serb i Mbrojtjes: Situata e sigurisë në Kosovë po bëhet gjithnjë më e ndërlikuar

Pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se situata e sigurisë në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, teksa theksoi se lufta kundër krimit të organizuar nuk ka mbaruar, transmeton Indeksonline.

Në atë takim të kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stefanoviq tha se situata e sigurisë është mjaft komplekse, raporton rts.

Ai gjithashtu shtoi se diskutuan për organet shtetërore të cilat po kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin e provincës jugore.

“Ne jemi duke analizuar të gjitha sfidat që ka popullata serbe, dhe situata në Kosovë po bëhet më komplekse, ku ka edhe situata të reja, siç janë disa urime për Ditën e Shtetit”, tha ministri./Indeksonline/