Ministri serb Ivica Daçiq: Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është e pamundur të gjendet një zgjidhje adekuate e çështjeve të Kosovës përveç “respektit të gjendjes në terren”. Ai poashtu komentoi edhe rreth tentimeve të Kosovës për të marrë kontrollin mbi veriun, e sipas Daçiq kjo do të jetë e pamundur.
“Është e pamundur që të gjejmë një zgjidhje adekuate të çështjeve të Kosovës, përveç respektimit të gjendjes në terren. Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi” deklaroi Daçiq për televizionin O2, transmeton Indeksonline.
Ai poashtu diskutoi edhe dialogun që është ndërprer që disa muaj dhe për këtë fajin ia la mosmarrëveshjeve mes Evropës dhe Amerikës.
“Nëse bashkësia ndërkombëtare vendos që çështja e Kosovës duhet të mbyllet, ajo do të zgjidhet shpejt, por ka mosmarrëveshje, jo ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë dhe Kinës, por midis vendeve evropiane dhe SHBA” shtoi ministri i jashtëm serb. /Indeksonline/