75 Mall Live Search
11:23 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri serb: Më keq se taksa 100 % nëse reciprociteti do të jetë siç thotë Prishtina

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajic, ka thënë sot se vendosja e masës së reciprocitetit nga Prishtina do të jetë më e keqe se taksa 100 përqind.

Sipas tij, nëse masa e reciprocitetit është ashtu siç ka paralajmëruar Prishtina dhe nëse kërkohet që në dokumenta të deklarohet se malli po dërgohet në Republikën e Kosovës, atëherë do të jetë e pamundur të bëhet tregti.

Siç thotë Ljajic, dokumenta të tilla nuk do t’i pranojnë autoritetet doganore të Serbisë.

Rasim Ljajić: Vučić je svjestan rizika narušavanja integriteta BiH

“Nëse reciprociteti është ai që kanë paralajmëruar, që të gjitha faturat duhet të deklarojnë që malli po dërgohet në Republikën e Kosovës, ato mallëra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk do të mund t’i pranojnë ato dokumente”, ka thënë Ljajcic për RTS.