23:19 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministri serb: Nuk i kuptoj ata që s’duan të marrin pjesë në dialog

“Një autonomi shumë e gjerë për shiptarët, por nën kujdesin e Kushtetues serbe dhe Rezolutës 1244. Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës”, ka thënë ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq.

Sipas tij, autonomia për Kosovën do të ishte edhe në interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Është e rëndësishme që të gjithë së bashku, pavarësisht nga dallimet politike, të japim zgjidhjet tona. Unë nuk i kuptoj ata që nuk duan të marrin pjesë në dialog”.

Këto propozime nga pala serbe vijnë tani kur Kosova po përgatitet për të festuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.