13:25 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri serb: Serbia të ndërpres negociatat përderisa Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, njëherësh udhëheqës i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviç ka thënë se Beogradi duhet të ndërpresë negociatat me Prishtinën, nëse ajo nuk heq dorë nga procesi i formimit të ushtrisë.

Sipas tij, Serbia duhet të detyrojë mbështetësit perëndimor të Kosovës, që të pezullojnë urgjentisht një vendim të tillë, përndryshe Serbia do të ndalojë negociatat me Kosovën.

“Serbia duhet të rishikojnë zbatimin e marrëveshjeve të miratuara në Bruksel, sepse tani është e qartë që këto marrëveshje janë të pavlefshme” ka thënë Popoviç për mediat serbe.

Kryetari i Partisë Kombëtare serbe nuk ka kursyer së përmenduri aleancën që shteti serb ka me Rusinë, alenacë kjo që do mund të ndihmojë në të ardhmen për të parandaluar largimin e UNMIK-ut nga Kosova dhe po ashtu pezullimin e vendimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Serbia ka ende një mundësi për të punuar me aleatin e saj, Rusin për çështjen e Kosovës, në mënyrë në të ardhmen të parandalohet largimi i UNMIK nga Kosova, formimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës, si dhe të sigurojë përputhshmëri me Rezolutën 1244 dhe të ruajnë sigurinë e serbeve në provincën jugore të saj” ka përfunduar ministri serb./Indeksonline/