11:28 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ministri Shala: Fuqizimi i Agjencisë së Metrologjisë është i rëndësishëm për përmasimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në ditën Botërore të Metrologjisë,theksoi se mbrojtja e konsumatorit gjatë këtij mandati qeverisës ka qenë në fokus kryesor të MTI.

Sipas Shalës, fuqizimi i mëtutjeshëm i metrologjisë kosovare është shumë i rëndësishëm për përmasimin e jetës së qytetarëve dhe për të përmbushur kriteret e parapara me MSA dhe ERA e mbi të gjitha të rrisim standardin e jetës së qytetarëve tanë.

“Ne, tashmë kemi miratuar ligjin e ri të metrologjisë, dhe jemi në proces të hartimit tëakteve nënligjore në mënyrë që të implementojmë këtë ligj të standardeve të BE samë mirë që është e mundur. Për më tepër, me ndihmën e Bankës Botërorë ne jemiduke rehabilituar një objekt të MTI që deri tash ka qenë i pa shfrytëzuar dhe besojmëqë gjatë vitit të ardhshëm do të krijohen edhe kushtet fizike dhe teknike që secili kriter ligjor i paraparë të jetësohet në atë që ne po e quajmë Qendra Kombëtare e

Cilësisë së Kosovës”, tha Shala.Shala ka bërë të ditur se gjatë fund vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti ne kanë nisur

inspektimet e paparalajmëruara për matjen e peshës së bukës, me qëllim kryesor mos lejimin e mashtrimit për qytetarët tanë.

“Gjithashtu, gjatë fund vitit të kaluar kemi filluar edhe atë që po e quajmë Litri-litër, qënënkupton kalibrimi i pajisjeve të karburanteve duke evituar çdo mashtrim në këtë lëmi. Së shpejti, do të fillojmë edhe kontrollin e pajisjeve të tensionit të ulët, arit, orëve të rrymës dhe të ujit dhe po ashtu kalibrimin dhe kontrollin e pajisjeve mjeksore, sepse tashmë, nuk do të lejojmë asnjë mashtrim për konsumatorin”, tha ai.

Ministri Shala tha se me qëllim që Kosova të jetë një vend i suksesshëm në zhvillimin dhe përkrahjen e bizneseve të cilat do të mund të jenë konkurente në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, ka nevojë që të ketë një sistem metrologjie, të njohur në nivel ndërkombëtar.

“Në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova do të marrë masat e nevojshme në mënyrë që gradualisht të arrijë përputhshmërinë me legjislacioninhorizontal dhe sektorial të BE-së për sigurinë e produktit dhe të sjellë infrastrukturën e cilësisë, siç janë procedurat Evropiane të standardizimit, metrologjisë, akreditimit dhe vlerësimit të konformitetit. Tashmë, ligjet tona të standardeve të BE do implementohen”, tha Shala