11:25 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Ministri Shala: MTI-ja ndër institucionet e para që është duke e zbatuar e thjeshtëzimin elejeve dhe licencave

Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ministria që drejton si njëra ndërministritë kryesore që përkujdeset për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë është duke mbajtur një rol aktiv në disa procese të rëndësishme reformuese që ndërlidhen ngushtë me procesin e reformës shtetërore si dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtëzimin të lejeve dhe licencave në Kosovë.

“Sa i përket shërbimeve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin eBE-së ka përfunduar rishikimin e legjislacionit vendor ku është analizuar se a është n harmoni me Direktivën e BE-së 2006/123/KE. Direktiva e Shërbimeve synon të lehtësojë themelimin dhe ofrimin e shërbimeve në vendet tjera anëtare dhe të ofrojë shërbime

ndërkufitare mes vendeve anëtare të BE-së. Gjatë rishikimit të legjislacionit 54 ligje dhe aktenënligjore janë identifikuar që duhet të plotësohen/ndryshohen”, tha Shala gjatë raportimitnë Grupin e Veçantë të Administratës Publike.

Shala bëri të ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hartuar Ligjin për Shërbime i cilitrans-pozon pjesërisht Direktivën e BE-së Nr.2006/123/KE për Shërbimet në tregun ebrendshëm.

“Trans-pozimi i pjesërishëm i Direktivës së Shërbimeve i mundëson Kosovës që hapja etregut të bëhet në mënyrë progresive dhe të mbrohen bizneset vendore”, tha ai.

Sipas ministrit Shala Ligji për Shërbime Nr. 05/L-130 është miratuar nga Kuvendi i Kosovësdhe ka hyrë në fuqi në muajin mars 2017 dhe bazuar në Ligjin për Shërbime 05/L-130 janëhartuar dy udhëzime administrative:

Udhëzim Administrativ për Procedurën e Njoftimit dhe Vlerësimin e Përputhshmërisë sëProjekt Akteve Normative me Ligjin për Shërbime. (është aprovuar nga Qeveria e Kosovësme 23 Mars 2018) dhe udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Funksionimit të Pikës së

Vetme të Kontaktit“Me këtë Udhëzim Administrativ, që është në procedurë të konsultimit publik, rregullohet mënyra e funksionimin të Pikës së Vetme të Kontaktit për Shërbime që ka për qëllim t’ualehtësojë ofruesve dhe përfituesve të shërbimeve, qasjen. Kosova gjithashtu ka negociuar

edhe Protokollin Shtesë 6 (AP6) në kuadër të CEFTA-s, ku Kosova është e përkushtuar tëkrijojë një kornizë institucionale pra, një Pikë Kontakti për Shërbimet (PKSh). Sa i përketthemelimit të Pikës së Vetme të Kontaktit në kuadër të Direktivës së Shërbimeve dhe nëkuadër të CEFTA-s, është menduar të kemi një portal të vetëm dhe jemi në hapat fillestar kuështë hartuar Plani i Veprimit për themelimin e PVK. Ky proces do të bëhet në koordinim meinstitucionet relevantë përfshirë MZHE, MAP (ASHI), MTI (ARBK), ATK”, tha Shala.Ministri tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur në fokus të posaçëm edheaktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e reduktimit të barrës administrative.“Mund t’iu konfirmoj se MTI është një ndër institucionet e para në Kosovë që është duke ezbatuar procesin e thjeshtëzimit të lejeve dhe licencave që lëshohen nga agjencitë dhedepartamentet përkatëse të MTI-së. Këtë aktivitet jemi duke e bërë në bashkëpunim tëngushtë me projektin “Klima e Investimeve II” të implementuar nga IFC/Banka Botërore dhe MTI ka identifikuar reformat e nevojshme”, tha Shala.