75 Mall Live Search
19:07 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ministri Shala tregon se çfarë produktesh ka dërguar Qeveria në Veri të Mitrovicës

Qeveria e Kosovës sot ka nisur kontingjentin e parë me ushqim në veri të vendit. Këtë e ka bërë me dije ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Me këtë rast Shala për Indeksonline tha se ofrimi i produkteve ushqimore për secilin qytetar është nevoj esenciale.

“Të gjitha produktet janë përzgjedh në bashkëpunim me kompanitë të ndryshme të ushqimit , të njëjtat produkte që i shesin i kanë dërguar edhe në Veri. Qëllimi i Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë dhe fokus i joni ka qenë në produktet elementare  dhe të nevojshme si shportë ditore  e konsumatorit”, tha Shala.

Ndërsa sa i përket çmimeve, Shala tha se nuk ndryshojnë, ku sipas tij secila kompani e ka garantuar që çmimi i atyre produkteve është çmimi i njëjte më çmimin të cilën këto kompani e shesin në pikat e tyre shitëse.

“Nuk ka vetëm produkte vendore, varësisht çfarë i shesin kompanitë në fjalë, pra produktet e tyre  i kanë ngarkua nëpër pikat shitëse dhe normalisht qytetari me pas qasje.  Secila kompani e ka garantuar që çmimi i atyre produkteve është çmimi i njëjte më çmimin të cilën këto kompani e shesin në pikat e tyre shitëse”, tha Shala për Indeksonline.

Pikat shitëse në veri të Mitrovicës janë të mbyllura që nga mëngjesi i ditës së hënë.

Javën e kaluar janë përhapur lajme në mediat serbe së në pjesën veriore të Kosovës ka krizë humanitare.

Haradinaj e kishte quajtur përgatitje të skenarit nga ana e shtetit serb./Indeksonline/