15:48 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Shyqiri Bytyqi në kuizin “1,2,3… fillo”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në kuizin “1,2,3…fillo”, ku ishin pjesëmarrëse tre shkolla.

Këtë e ka bërë të ditur vet Byqyti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se ky kuiz është një mënyrë e mirë e krijimit të frymës garuese dhe ndihmon në rritjen e cilësisë në arsim.

Më poshtë keni postimin e plotë:

“Ishte kënaqësi të gjendesha mes nxënësve të tri shkollave garuese në finalen e kuizit “1,2,3,…fillo”, garë e cila bazohet në njohuritë e fituara në shkollë gjatë nëntë viteve nga planprogramet mësimore.

Ky kuiz është një mënyrë e mirë e krijimit të frymës garuese, sepse ndihmon në gritjen e cilësisë në arsim, u jep motiv nxënësve dhe mësimdhënësve për arritje të reja në shkollën e tyre dhe zbulon talentë të rinj.

Nxënësit e tri shkollave pjesëmarrëse në finale “Ismail Qemali”, Prishtinë, “Sadulla Brestovci”, Gjilan dhe “7 Marsi”, Prishtinë, treguan sot njohuritë, shkathtësitë dhe talentin e tyre në “1,2,3,…fillo”.

Uroj që këta finalistë dhe shkolla fituese e kuizit “Sadulla Brestovci” nga Gjilani, të synojnë edhe gara të tjera, madje edhe gara ndërkombëtare, sepse për nga njohuritë dhe shkathtësitë që kanë, nuk i dallon asgjë nga bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë!”

Image may contain: 3 people, indoor

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing, table and indoor