75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 07 Prill 2022 / MSH

Ministri ukrainas: Nëse nuk vijnë ndihma do të ketë më shumë të vdekur

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje NATO-s që të marrë vendime të shpejta për mënyrën më të mirë për të ndihmuar në ndalimin e forcave ruse.

“Ose na ndihmoni tani, dhe unë po flas për ditë jo javë, ose ndihma juaj do të vijë shumë vonë dhe shumë njerëz do të vdesin, shumë civilë do të humbasin shtëpitë e tyre, shumë fshatra do të shkatërrohen, pikërisht sepse kjo ndihmë erdhi shumë vonë”, ka thënë Kuleba, shkruan BBC.

Sanksione të reja drejt Rusisë janë dakorduar nga ShBA dhe Britania e Madhe këtë javë, por anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për propozimet e saj të fundit.

Ministri i Jashtëm ukrainas dëshiron që të gjitha sanksionet të thellohen më shumë sesa janë, duke përfshirë edhe ndalimin e naftës dhe gazit rus.

Ai thotë se mizoritë e parë në Bucha dhe pjesë të tjera të Ukrainës veriore të pushtuara kohët e fundit nga forcat ruse janë vetëm “maja e ajsbergut” të krimeve të supozuara të luftës të kryera nga ana e Putinit.

“Situata është shumë, shumë më keq në Mariupol”, shton ai.

“Për të parandaluar raste të tjera si Bucha, ne duhet të flasim dhe të shohim se si mund t’i japim fund kësaj lufte”, thotë ai.