75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Ministri Veliu priti në takim Gjeneralin Frank Best

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim Gjeneralin Frank Best, udhëheqës i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri Veliu dhe Gjenerali Best u dakorduan që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës, për intensifikim të raporteve dhe konkretizim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në përkrahjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Misioni i NALT-it në Kosovë është të mbështesë të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të sigurojë këshilla dhe mbështetje, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve për institucionet relevante.