Ministri Vitia: Dy ilaçe janë treguar efektive kundër Covid 19, i kemi kontaktuar prodhuesit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se janë porositur 7000 teste shtesë dhe dy lloje të barërave që, sipas tij, kanë rezultuar si ndihmuese për të prekurit nga virusi Covid-19.
Ai tha se është porositur edhe një aparat që do të kryej teste në kohë reale për ata që dyshohet se janë prekur ngs virusi.
“Është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër. Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.
Ai tha se Kosova ka 120 respiratorë dhe se është në bashkërendim të vazhdueshëm me Organizatë Botërore të Shëndetësisë dhe Zyren përfaqësuese të Bashkimit Evropian.