75 Mall Live Search
22:45 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia jep lajmin e mirë: 35 persona të shëruar nga covid19

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka bërë me dije se 35 persona janë shëruar nga covid19, porse akoma nuk ka kaluar rreziku.

“Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asessi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.