14:33 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia konfirmon arritjen e shtatë mijë testeve për të zbuluar sëmundjen e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një statusi në facebook ka konfirmuar se në vendin tonë kanë arritur  shtatë mijë teste, të cilat do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen e Covid-19.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se tashmë është iniciuar edhe kërkesa për furnizim  edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Vitia, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të mbërrij një donacion tjerë me materiale shtesë nga UNICEF.

 Po ashtu ai ka bërë të ditur se aktualisht në mbarë vendin janë regjistruar 300 vullnetarë dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor.

Ky është postimi i plotë i ministrit Vitia: