75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia: Masat po merren për të parandaluar apo për të shtyrë në maksimum koronavirusin

Pas mbledhje së Qeveris së Kosovës, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është deklaruar para mediave ku tha se sot kanë ardhur rezultatet për 7 persona të tjerë që kanë rezultuar të gjithë negativ dhe se akoma në Kosovë s’ka rast të konfirmuar me koronavirus.

“Masat po merren për të parandaluar apo për të shtyrë në maksimum këtë sëmundje.Është mirë që askujt të mos i japim dorën në këto raste, pavarësish masave të marra nga institucionet atë çfarë bëjnë qytetarët është po aq e rëndsëishme sa këto masa.Higjiena personale, mos-dhënia e dorës mos marrja pjesë në tubime kanë rezultuar më të efektshme se vetë masat e marra nëpër vendet tjera.Apeloj tek qytetarët që bashkë me ne të na ndihmojnë të kalojmë këtë situatë, që t’i lajnë duart disa herë dhe kur të teshtijnë të mbajnë fasulet, mos t’i afrohen njëri-tjetrin më afër se një metër.Sado që duken të thjeshta që janë të rëndësishme të parandalohet”, tha ai, raporton Indeksonline.

Tutje ministri shtoi se deri tani ata që janë dyshuar kanë dalë negativ, duke shpresuar që  prapë të rezultojë negativ por kjo s’na pengon ne që të mbrohemi nga kjo sëmundje.

 “Ata që kanë shenja gripale mos të vrapojnë me njëherë te mjeku, por të shikoj në mirë gjendjen. Transiti secili është një nga masat që kemi marrë sot secili që vjen nga vendet epidemike do të kontrollohen në pikat kufitare”, tha Vitia./Indeksonline/