75 Mall Live Search
23:13 / E Enjte, 29 Janar 2026 / B XH

Ministri Vitia premton spital të ri në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar spital të ri në Mitrovicë të Jugut.

Kjo u tha gjatë një takimi që Vitia zhvilloi me kryetarin e kësaj komune, Faton Peci.

“Sot mirëprita në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Diskutuam në lidhje me sektorin e shëndetësisë, posaçërisht për projektet që do të realizohen në Mitrovicë nga kjo ministri si dhe për ecurinë dhe dinamikën e realizimit të projektit për ndërtimin e spitalit”.

“Spitali i ri, me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, do të realizohet, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo Qeveria Kurti 3 të formohet”, ka thënë Peci në një postim në Facebook.

Kryetari i Mitrovicës tha se në takim u shqyrtua mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të QKMF-së.

“Komuna e Mitrovicës do t’i kryejë të gjitha obligimet që i përkasin, në mënyrë që ky projekt madhor të jetësohet sa më parë”, tha Peci.