Ministri Vitia: Qëndroni në shtëpi, bashkë dhe vetëm bashkë do t’ia dalim shpejtë e mirë me pasoja më të vogla

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media të mbajtur sot ka deklaruar se bashkërisht të gjithë ne duhet t’i ndihmojmë dhe t’i japim mirënjohjen e merituar personelit shëndetësore të cilët me vetë mohim po vazhdojnë me angazhim t’i bëjnë ballë kësaj situate të krijuar nga COVID-19.
“T’u qëndrojmë afër duke qëndruar në shtëpitë tona, t’iu ndihmojmë duke mos dalë pa nevojë jashtë shtëpive tona, ndihma që ata kërkojnë në këtë moment është që ne t’i përmbahemi këshillave të tyre”, tha Vitia, shkruan Indeksonline.
Ai tutje porositi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Prandaj qëndroni në shtëpi, ndiqni rekomandimet e MSh dhe IKSHPK-së dhe bashkë vetëm bashkë do t’ia dalim e do t’ia dalim shpejtë e mirë, me pasoja sa më të vogla”, shtoi ai./Indeksonline/