17:56 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia tregon se vetëm dje kishte vizituar vëllezërit e tij

Ministri i Shëndetësisë , Arben Vitia, në një konferencë për medie ka folur në lidhje  me situatën në vend pas pandemisë Covid-19, duke paralajmëruar kështu për një seri masash lehtësuese, për të gjithë qytetarët, transmetn IndekesOnline.

Vitia, ka thënë se ndonëse shkollat do të hapen, ashtu edhe institucionet fetare,  kujdesi duhet të vazhdoj edhe më tej, duke përdorur maskat dhe dorëzat.

Ai ka thënë se ka marrë pyetje të shumta deri më tani nga shume qytetarë se kur do të stabilizohet situata, duke treguar kështu se si do të rrjedh tutje menaxhimi i kësaj situate.

“Kam marrë pyetje të shumta se kur do të mund të vijmë në Kosovë, kur do të dalim në pushime, kur do të hapen kufijtë. Shkollat e çerdhet do të hapen, por duhet të mbahen me masa mbrojtëse, dhe përgjegjësit e secilit, kufijtë do ta hapen dhe kjo do të ndodh në secilin shtet”, tha Vitia.

Ai tutje ka shtuar se deri më dje nuk ka vizituar asnjëherë familjarët e tij, duke porisutar kështu qytetarët që edhe më tej të shmangin vizitat tek familjarët e tyre.

“Unë nuk kam shkuar asnjë vizitë familjare, përveç te vëllezërit e mi dy minuta në oborr e as të prindërit e mi. Parandokasalisht ata që i duam më së shumti duhet tu qëndrojmë larg njëri tjetrit”, tha Vitia.

Vitia në fund ka porositur që të vazhdohet të mbahet distanca, ndonëse do të bëhet lehtësimi i masave.