20:27 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia: Vendimi për karantimin në veri është marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar situatën e krijuar në veri pas shpalljes së vendimit për futjen në karantinë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.

“Sipas Ligjit për Parandalimin e sëmundjeve ngjitëse është vetëm Ministria e Shëndetësisë e cila mund të marrë vendime në raport me situata tilla. Natyrisht se MSh-ja ka qenë në koordinim të plotë me autoritetet lokale në komunat përkatëse dhe në koordinim me to ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me autoritet lokale. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Prapë bëj apel që t’i lemë dallimet politike ana sh sepse në pyetje është shëndeti i qytetarëve tanë, pavarësisht në cilin vend dhe cilin nacionalitet. Dhe ne si MSh do të japim ndihmën të gjithë qytetarëve të vendit”, tha ai.

Këto komente Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashid Qalaj.

Vitia tha se për karantimin e komunave në veri janë zbatuar në përpikëri masat të cilat sipas protokollit tashmë janë të paracaktuara nga epidemiologët.

Ai po ashtu siguroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe se do të bëjnë çmos që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim feje e kombi në tërë territorin e Kosovës.

“Sa i përket vendosjes në karantinë të dy komunave në veri të Kosovës janë marrë masat të cilat sipas protokollit tashmë janë të paracaktuara nga epidemiolo gët. Veprimet për rastet e infektuara dhe parandalimi i përhapjes është i përcaktuar ndërkombëtarisht nga udhëzimet që na vijnë nga OBSh-ja. Jemi në koordinim zyrtar me kryetarët e komunave të Mitrovicës veriore dhe Zvecanit, do të koordinohemi po ashtu edhe me komunat fqinjë në ditët në vijim dhe institucionet e qytetarët që me kujdes dhe disiplinë dhe shumë solidaritet mes nesh të mbërrijmë fitore dhe të shpëtojmë jetë”, tha ai.

E drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj fillimisht falënderoi të gjithë qytetarët që po zbatojnë udhëzimet e institucioneve shtetërore, ndërsda siguroi se situata në mbarë vendin, përfshirë edhe katër komunat veriore është e qetë dhe stabile.

“Mund të them se në aspektin e sigurisë Kosova është shumë e qetë dhe e sigurt, kjo falë punës së palodhshme të policisë së Kosovës dhe të gj itha institucioneve shtetërore”, tha ai.

Ndërsa drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, tha se deri më tani situata epidiomologjike është nën kontroll, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të relaksohen dhe të mos zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Nuk do të ketë vend për kënaqësi derisa të kalojë dhe ta shporrim koronavirusin nga këto treva dhe në mënyrë të shkëlqyeshme me epidiomologët, me të gjithë specialistët shëndetësorë të bashkëpunojmë në mënyrë të plotë të shuajmë epideminë COVID-19. Por që të jetë kjo e mundur ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj të mediave, por dhe të gjithë qytetarëve të vendit, që t’i përmbahen rekomandimeve të IKShP-së në mënyrë të përpiktë”, tha ai.

Në IKShP deri të premten pasmesnatës janë testuar 223 mostra ku pozitiv j anë shënuar 9 raste të reja dhe janë shëruar po ashtu 6 raste të reja.

Deri më tani gjithsej janë testuar 1743 raste ku pozitiv kanë rezultuar 135 pozitiv, 1 i vdekur dhe 16 të shëruar.