75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministri Yagcilar priti në takimin lamtumirës ambasadorin O’Connell

Ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar,  ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin britani,k Ruari O’Connell. Ministri Yagcilar ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme  në shtetndërtimin  dhe proceset reformuese në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar ka foluar për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës publike, ku theksoi se, ekipet dhe ekspertet me përkrahjen e Zyrës se Bashkimit Evropian, janë duke punuar në legjislacionin sekondar, madje ministri Yagcilar tha se, me Ambasadë britanike kemi pasur bashkëpunim shumë të ngushtë në projektin e përzgjedhjes të zyrtarëve drejtues në shërbimin civil, duke falënderuar veçanërisht falënderoi ambasadorin Ruari O’Connell për përkrahjen e drejtpërdrejt. Me këtë rast gjithashtu njoftoi se në kuadër të këtij procesi, do të ndërtohet qendra për testime shtetërore. Ministri Yagcilar në këtë takim, ambasadorin O’Connell, e njoftoi  gjithashtu,  se ligjet do të  kenë  një qasje pozitive në procesin e rekrutimit

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, falënderoi ministrin e MAP-së Mahir Yagcilar, për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se projekti  për emërime të zyrtarëve të lartë të nivelit drejtues, me gjithë sfidat, ka pasur sukses, ku me këtë rast është vepruar në bazë të parimeve të meritës, transparencës  dhe paanësisë.

Në përmbyllje të këtij takimi lamtumirës, ministri Yagcilar i uroi suksese në karierën e tij ambasadorit Ruari O’Connell , duke e falënderuar për kontributin  e madh që ka ofruar gjatë mandatit të tij, në zhvillimin e proceseve demokratike në Republikën e Kosovës.