14:48 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri Zemaj: Do ta mbështes Shoqatën për Përfaqësimin e Pacientëve

Armend Zemaj, ministër i shëndetësisë sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Përfaqësimin e Pacientëve.

Në takim është biseduar për shqetësimet e përgjithshme si dhe planet e shoqatës për zhvillim të mëtutjeshëm.

Duke pasur parasysh se për shëndetësinë pacienti është në qendër të interesit, ministri Zemaj ofroi mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Ky takim ishte në vazhdën e angazhimit për menaxhimin e gjendjes së pandemisë, ku ministri synon të takoj të gjitha grupet e interesit./Indeksonline/