Zemaj, nis ndërtimin e spitaleve dhe projekteve të mëdha infrastrukturore

Vazhdojnë procedurat për krijimin e spitalit për Covidin-19 me 500 shtretër në Prishtinë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këto ditë ka nisur procedurat e ndërtimit të spitaleve dhe jetësimin e një sërë projekteve të mëdha infrastrukturore, në Kosovë.
Ditëve në vijim pritet të nënshkruajë dy memorandume të veçanta, njëri për të iniciuar procedurat e funksionalizimit-ndërtimit të spitalit, QKMF-në Gjakovë (me vlerë 224.000 euro) dhe tjetri për ndërtimin e spitalit, QMF-në në Strellc të Epërm (me vlerë 260.000 euro).
Ditë më parë, përmes memorandumit të nënshkruar ka iniciuar procedurat për ndërtimin e spitalit QKMF në Mamushë (me vlerë 740.000 euro).
Po ashtu, ka iniciuar funksionalizimin- ndërtimin e Spitalit të Podujevës. Pritet të nisin procedurat edhe për projektin” “Ndërtimi i Spitalit Pediatrik Kirurgjjik” në QKUK, Prishtinë.
Në muajt në vijim planifikon të nisë një sërë projekte të tjera infrastrukturore, ndërtime spitalesh, QKMF, anekse spitalesh, ambulanca, etj.