Ministri Zemaj reagon ashpër ndaj atyre që sulmuan policët

Ministri, Armend Zemaj ka folur në lidhje me sulmet që i janë bërë zyrtarëve policorë.
Ai thotë që pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar, shkruan Indeksonline.
“Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Bashkë jemi më të fortë!”