Zemaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të doktorit Zuka, i cili humbi betejën me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut familjar, doktorit Fadil Zuka i cili përveç që kishte një sëmundje të rëndë ishte i prekur edhe me Covid-19.
Zemaj ka shkruar se Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij, të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm, transmeton IndeksOnline.
Postimi i tij i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut familjar dr. Fadil Zuka, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, qytetarëve të Vitisë dhe komunitetit mjekësor në Kosovë.
Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm.
Respekt për jetën dhe veprën e tij!