Ministri Zemaj tregon se cilat kategori do të marrin të parët vaksinen Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.
Ai ka bërë të ditur se cilat kategori do të jenë prioritet për vaksinim.
“Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri, sëmundje neurologjike, personat me diabet”, ka thënë ai.
Zemaj ka thënë se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi të tjera të furnizimit.
“Aplikimi zyrtar nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi të tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVIDIT-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, ka shtuar ai.