Ministria britanike e Mbrojtjes: Rreth 250 mijë ushtarë rusë të vrarë gjatë luftës

Shkalla e vdekjeve në luftën në Ukrainë nuk është e qartë, me të dyja palët që hezitojnë të japin shifra të viktimave.
Por, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur një numër të humbjeve të pësuara nga forcat e armatosura ruse në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës, raporton Sky News.
Kjo ministri vlerëson midis 200 dhe 250 mijë ushtarë janë vrarë gjatë luftës, derisa bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të vrarëve ose të plagosurve është 900 mijë.