Ministria e Arsimit ka një thirrje për luftën ndaj pandemisë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASHT) u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.
Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.
Po ashtu, MASHT-i kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si edhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.
MASHT-i, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të marrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së.