Ministria e Arsimit tender për sigurimin shëndetësor të disa nxënësve, ndanë mijëra euro!

Ministria e Arsimit ka bërë njoftimin e radhës për tender, me anë të prokurimit.
Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Ramë Likaj ka planifikuar të bëjë sigurimin shëndetësor të nxënësve për 6 Qendrat e Kompetencës në Kosovë.
Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës është 120 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 25 qershor. Ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës planifikohet të bëhet për 24 muaj.
Kujtojmë faktin se çdo qendër e kompetencës ofron aftësimin në profile të ndryshme profesionale brenda një fushe të aktivitetit të përcaktuar. /Indeksonline/
