14:39 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ministria e Bujqësisë përkrahë 74 projekte bujqësore përmes granteve investive

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, si dhe në ngritjen e vreshtave të reja dhe fermave për pula, kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.

Zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes rrjetit të tij social facebook,ka bërë të ditur se kjo ministri ka mbështetur përmes granteve investive 74 projekte për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe ka ngritur vreshta të reja dhe ferma të reja të pulave.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të zëvendësministrit Krasniqi:

#MBPZHR  përmes granteve investive ka mbështetur edhe  #74projekte  për ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e prodhimeve bujqësore, ngritjen e vreshtave të reja si dhe ngritjen e fermave për pula!

#29projekte  – depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.

#33projekte – përpunimi i prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare.

#18projekte – sektori i rrushit, ngritja e vreshtave dhe infrastruktura përcjellëse.

#4projekte – sektori i vezëve, stalla dhe infrastrukturë.

Lista e projekteve me të gjitha të dhënat e granteve të firuara janë në linqet:

http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151152_10121_Sektori_pe…

http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_152237_3022__Perpunimi_…

http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151609_1015_Sektori_i_r…

http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151654_1016_Sektori_i_v…