11:53 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Ministria e dështimeve, Ekrem Mustafa e bën kahre shtetin, s’ka letër për çertifikata e letërnjoftime

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Ekrem Mustafa vazhdon të rëndojë jetën e qytetarëve.

Ka javë që në komuna dhe në ministri nuk ka ende material për gjërat elementare në administratë, çertifikata e letërnjoftime.

 Kjo situatë nuk po zgjidhet pavarësisht se pakënaqësitë e qytetarëve po shprehen në mënyra të ndryshme vazhdimisht.

Ministrin që nuk e pyet askush për detyrat e tij dhe që e ka kolapsuar gjendjen në MPB, tash e disa ditë nuk po arrin ta zgjidhë ngërçin e një tenderi që do të furnizonte të gjitha komunat e Kosovës me material për certifikata.

Si pasojë e kësaj gjendje, qytetarët e Kosovës tani nuk po munden të marrin letërnjoftimet apo të ndërrojnë ata të vjetrit.

Një mërgimtar nga Gjermania që ka përfunduar pushimet në Kosovë, ka aplikuar që disa javë për të ndërruar letërnjoftimin, por nuk po arrin pasi ka mungese të materialit.

E.M nga Podujeva ka aplikuar për ndërrim të letërnjoftimit, por që zyrtarët e Komunës i kanë thënë se nuk ka material për shtypjen e saj dhe duhet pritur derisa të gjendet një zgjidhje nga MPB.

“I kam përfunduar pushimet në Kosovë dhe ka disa javë që kam aplikuar në Komunë, këtu në Podujevë për ndërrimin e letërnjoftimit, përkatësisht për tu pajisur me letërnjoftim të ri. Mirëpo, që sa kohë kam pritur, nga komuna me kanë thënë që nuk kanë material për shtypje dhe se nuk dihet deri kur mund të rregullohet ky problem. Nesër me duhet të udhëtoj për në Gjermani, dhe kam mbetur pa letërnjoftim deri sa të sigurohet materiali për shtypjen e tij”, ka thënë E.M për Indeksonline.

Ai thotë se ka dashur të aplikoj me procedurë të përshpejtuar me pagesë më të lartë, por, prapë nuk ka mundur, pasi prodhimi i tyre ka stopuar tërësisht.

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë gjendje apo se kur do të normalizohet situata./Indeksonline/