75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministria e Diasporës pezullon zyrtarin e saj të dyshuar për ryshfet

Ministria e Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka pezulluar zyrtarin e saj Petrit Mustafa, i dyshuar për marrje/dhënie të ryshfetit.

“Me datën 08.11.2018 duke marrë për bazë sistemin e vijueshmërisë në punë të hyrje daljeve dhe shkrimeve të mediave elektronike në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale ‘marrje ryshfeti’, dhënie ryshfeti dhe përvetësim në detyrë ka kërkuar sqarim zyrtar nga policia e Kosovës nëse i arrestuar është për punonjësin e saj P.M. , zyrtar në MDIS”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se si rezultat i informatës së dërguar nga policia e Kosovës ku thuhet se bëhet fjalë pikërisht për të dyshuarin P.M., zyrtar në Ministrinë e Diasporës, është informuar Ministri i Diasporës dhe investimeve Strategjike, dhe ka kërkuar nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë që të marrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

“Sekretarja e Përgjithshme e MDIS, bazuar në ligjet e aplikueshme ka marrë vendimin e menjëhershëm për pezullimin parandalues të zyrtarit P.M. nga detyrat si zyrtar në MDIS deri në vendimin përfundimtar të organeve kompetente”, thuhet në komunikatë.