75 Mall Live Search
21:12 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Ministria e Drejtësisë: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital

Këshilltarja në Ministrin e Drejtësisë, Nazlie Balaj ka dhënë informacione shtesë për vdekjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Balaj në një prononcim për ATV ka treguar se 18 vjeçarja kishte ndërruar jetë 24 orë para se të dërgohej në spital, transmeton Indeksonline.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, u shprehë Balaj në prononcimin e saj./Indeksonline/